Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadori i OSBE: Bojkoti i PD s’është problem. Doda: Kjo është kinezëri Ndoka: Ti je përgjegjës

11:48 / April 28, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata politike në vend ka mbledhur sot në një takim ambasadorët me krerët e partive të vogla parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

Te pranishem ne takim ishin ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Vlahutin dhe kreu i prezences se OSBE-se në vendin tone Boschardt.

Por sekretarja e Pergjithshme e PDIU-se, Mesila Doda eshte shprehur se gjate takimit ambasadori i OSBE-se, ka thene se mungesa e opozites ne zgjedhje do te jete vetem nje fjali ne raportin perfundimtar.

“Pata një debat me ambasadorin e OSBE-së gjatë takimit. Ai tha se mospjesemarrja e opozites nuk eshte problem dhe se do te jete vetem nje fjali ne raport. Pergjigja ime ishte se kinezerira te tilla jane te papranueshme”, u shpreh Doda.

Ajo u shpreh se deputetet e PDIU-se kane firmosur dje per Ilir Meten President.

 

Ndoka: Ambasadori i OSBE është përgjegjësi kryesor i krizës

I shpreha ambasadorit Lu që në kohën e komunizmit kemi votuar 99.99% por kanë qenë të ligjshme në një sistem diktatorial. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Me zgjedhjen e Presidentit të ri Vettingu tani ka rënë. Këto nuk janë kërkesa të PD-së, por janë standarde që edhe PD i kërkon për të gjitha partitë e tjera politike. i shprehëm edhe gabimet që kryeministri ka bërë në raport me opozitën. Ka zhvilluar zgjedhje lokale dhe i ka manipuluar ato, nuk ka ofruar konsensus për opozitën. E vetmja rrugë është dorëheqja e Ramës që të mos kalojë në rrugë të tjera.

I thashë ambasadorit të OSBE që ti je problemi kryesor pasi ishe ti që një vit më parë që the se për votimin elektronik nuk ka kohë, ndërkohë që tani thuhet se ka kohë. Nuk ka unifikim të qëndrimeve mes SHBA-së dhe BE-së. Kishte një draft në tryezë që fliste edhe për zgjedhjen e Presidentit megjithëse ky tani është fakt i kryer. Ambasadori Lu thoshte se Presidenti nuk është zgjedhur akoma.

Nuk pati kërkesë për tu futur në zgjedhje pavarësisht se ky ishte qëllimi i këtij takimi. Sugjerimet tona ishin përtej dëshirës së tyre dhe më tepër e ndjejnë veten fajtorë të krizës. U thamë se vendi po futet në krizë të thellë për shkak se disa tyre janë treguar të njëanshëm në qëndrimet e tyre./TiranaNews/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meloni dhe Sanchez përplasen për emigracionin në Këshillin Evropian

22:58 / June 19, 2026

Alarm për sigurinë ushqimore para bumit turistik/ Ministri Salla nga Vlora: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

21:18 / June 19, 2026

Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës

20:36 / June 19, 2026

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin e Gjirokastrës.

17:50 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.