Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Dibër: Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë

21:16 / November 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rruga e Arberit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga e Arbrit, e cila pritet të jetë gati në mars të vitit 2021, do të jetë pa pagesë. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në  komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2020.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi të martën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se Rruga e Arbrit pritet të jetë në funksion në mars të vitit 2021, ndërsa theksoi se është një projekt që na bën krenarë të gjithëve

Rruga e Arbrit, e cila do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër, me gjatësi 180 km, pritet të japë një ndikim të madh në zhvillimin e zonave. Kjo nyje lidhëse, pjesë e rrugës së vjetër Egnatia dhe tashmë pjesë e rëndësishme e Korridorit 8, është një nga investimet më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit.

Kjo rrugë lidh rajonet Lindore dhe Verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. Koha e udhëtimit do te jetë jo më shumë se një orë, nga 4 që duhen aktualisht për të lidhur kryeqytetin me Dibrën. Përveç ndërtimit, koncesioni 13-vjeçar parashikon dhe mirëmbajtjen e rrugës. /ATSH/

Diber pa pagese Rruga e Arberit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.