Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

13 ushtarakë përfundojnë kursin e lartë të mbrojtjes, Xhaçka: Po shtojmë financimet dhe kapacitet akademike

09:55 / November 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kursin e Lartë të Sigurisë edhe Mbrojtjes (KLSM), i cili u zhvillua për 10 javë në Akademinë e Forcave të Armatosura u diplomuan për këtë vit 13 kursantë.

Pjesë e tij ishin ushtarakë të lartë dhe civilë nga një sërë vendesh partnere si Anglia, Turqia, Kroacia, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia.

Në ceremoninë e diplomimit të tyre mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila pasi uroi të gjithë studentët, tha se ky kurs në vitin e XI të tij ka një rëndësi që shkon përtej thjesht përgatitjes së një numri studentësh nga fusha e mbrojtjes.

“Ky kurs ka për ne një rëndësi që shkon përtej sepse ai është qershia mbi tortë i gjithë përpjekjes sonë për të ngritur një sistem arsimimi ushtarak vërtet modern dhe cilësor siç i takon një ushtrie moderne të një vendi anëtar të NATO-s. Jemi duke punuar shumë për të ngritur strukturat e logjistikën, kemi bërë shumë për të shtuar financimet dhe kemi ende shumë për të bërë për atë që është elementi ndoshta më i vështirë, por edhe më thelbësor pa diskutim, ngritja e kapaciteteve akademike e njerëzore që nevojiten për një sipërmarrje kaq të vështirë”, tha ministrja Xhaçka.

Kursi i Lartë i Sigurisë edhe Mbrojtjes ka si qëllim arsimimin e liderëve civilë dhe ushtarakë nga Shqipëria, vendet e rajonit, vendet anëtare të NATO-s dhe ato partnere për të kuptuar situatat komplekse në ambientin strategjik të sigurisë, dhe të rrisë aftësitë e të menduarit në mënyrë strategjike.

Gjatë ceremonisë së përfundimit të këtij kursi morën pjesë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bajram Begaj, ambasadorja franceze në Tiranë Christina Vasac, komandantë forcash, etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.