Elsa Pataky, bashkëshortja e Chris Hemsworth, vëllait të Liam ka folur hapur dhe trocc për lidhjen e kunatit të saj me Miley Cyrus.
Modelja spanjolle është e mendimit se Liam meriton më shumë. Në një konferencë për shtyp më Madrid, ajo thotë se pas një marrëdhënie që i ka kushtuar 10 vjet ai është disi i mërzitur.
Kunati im, epo … pas një marrëdhënie që i ka kushtuar 10 vjet është disi i mërzitur, por ai po përballet mirë, është një djalë i fortë dhe meriton më të mirën”, tha ajo, sipas revistës “Hola!”.
“Mendoj që meriton shumë herë më mirë”, shtoi ajo.
Duke folur për marrëdhënien e Liam me bashkëshortin e saj, ajo vazhdoi: “Gjithmonë gjen mbështetje në familje, dhe ai është bashkuar me Chris, i cili është aty për t’i dhënë gjithë forcën që i duhej”.

