Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama ministër i Jashtëm, Meta: Kushtetuta as e ndalon dhe as e lejon

09:50 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama eshte drejt dekretimit si minister i Jashtem nga ana e kreut te shtetit.

Presidenti i vendit, Ilir Meta do te shprehet sot me dekret, nderkohe qe nje dite me pare theksoi se Kushtetuta nuk e ndalon Kryeministrin që të ketë edhe një rol tjetër në kabinetin qeveritar, por duke shtuar se as nuk e lejon një gjë të tillë.

Per dekretimin e Rames Meta tha se do të marrë vendimin sot paradite dhe do te vendose qe kreu i qeverise te jete njehesh edhe minister i Jashtem i vendit.

“Këtu jemi në rastin që Kryeministri ka kërkuar të bëhet edhe ministër i Jashtëm. Pra, nuk jemi në rastin që ministri të bëhet Kryeministër apo të marrë ndonjë ministri tjetër, apo ndonjë funksion tjetër. Duhet të kemi parasysh që Kushtetuta nuk detajon dot çdo gjë, prandaj kemi Kushtetutë, prandaj kemi ligje, pastaj në fund fare kemi edhe Gjykatë Kushtetuese, që vlerëson nëse veprimi është bërë apo jo në përputhje me Kushtetutën. Kemi edhe Kuvend që shikon dekretin nga ana kushtetuese. Presidenti ka të drejtën të bëjë interpretimin edhe fillestar të Kushtetutës në një rast të tillë”- deklaroi dje Meta gjate nje interviste në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në televizionin “News 24”.

Sipas kreut te shtetit, Kushtetuta as nuk e presupozon në mënyrë të qartë që Kryeministri mund të ketë ndonjë funksion tjetër brenda kabinetit, por as nuk e përjashton në një mënyrë të qartë këtë.

“Por, ajo çfarë po bëjmë, është se po shikojmë parimet e Kushtetutës sonë për të bërë një gjykim më të përgjegjshëm. Shikojmë precedentët tanë, aq sa kemi pasur deri tani, shikojmë precedentët e vendeve të tjera, ku rasti kryesor është rasti i Italisë, ku është bazuar ky model i raportit të Presidentit me qeverinë edhe me legjislativin për të arritur në një konkluzion sa më të drejtë kushtetues edhe logjik”- tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Zgjedhore/ Komisioni i Venecias vjen në Tiranë më 25 nëntor

12:32 / November 23, 2026

Bastiset banesa e ‘Ben Qimes’, policia ushtron kontrolle pas vrasjes së ‘Sel Çelamit’ në Fier

12:29 / November 23, 2026

Garanci si të NATO-s për Ukrainën? Propozimi amerikan përballë kundërshtimit rus

12:26 / November 23, 2026

24 vite më parë vrau nipin e Ben Qimes, kush ishte ‘Sel Çelami’! Nga arratia te dënimi me 25 vite burg

11:58 / November 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.