Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mallkon Reshat Arbana: E vraftë Zoti atë që e preku lumin e Valbonës

18:10 / November 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arbana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 22 Nëntor 1959 ka filluar procesi mësimor në Gjimnazin Asim Vokshi në Tropojë ndrsa sot u festua 60-vjetori i nisjes së misionit të tij.

Në këtë aktivitet morën pjesë Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana dhe Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi por edhe anëtarë të tjerë të njohur nga komuniteti, shtresa intelektuale etj.

Gjithashtu në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe aktori i njohur Reshat Arbana ku iu dha Titulli “Nderi i Tropojës” nga Bashkia e këtij qyteti.

Arbana gjatë fjalës së tij ka falenderuar për nderimin që i kanë bërë, ndërsa ka dhënë edhe disa mesazhe prekëse për aktualitetin duke e konsideruar si kronikë të zezë që ka veshur shpirtin e zemrën e shqiptarëve.

“Vriten njerëzit si qen rrugësh, njerëz që vrapojnë pas parasë si të uritur, djali që vret babën, intelektuali që na ka veshur kostum klasi, por për fatin e keq nuk ia mbulon injorancën. Mbase ne artistët vuajmë më shumë por jam i sigurt se të gjithë vuajmë.

Na takon të gëzojmë njëri-tjertrin, kemi një vend që na ka fal Zoti gjithçka, por s’po na del një burrë me na shkund e të na tund. Të dalin njerëz ti thonë boll kësaj situate. “Sa të kem frymë me ligjëru. E sa gjallë e etur jam. Kurrë Shqypni s’kam më t’harru. Edhe në varr më t’përmend kam””, tha Arbana duke recituar vargjet e At Gjergj Fishtës.

Arbana ka dhënë edhe mesazhe për Lumin e Valbonës ku tha se po shkatërrohet nga mendjet e njerëzve.

“Më vjen keq ashtu si edhe ju, që kjo Valbonë e bukur për fatin e keq tonin e për mendjen e sëmurë të njerëzve po pengohet rrjedha e saj e po i prishet bukuria, gjynah prej Zotit. S’kemi çfarë themi, por e vraftë Zoti atë që i ka vënë firmën për me e bërë Valbonën në këtë situatë”, tha aktori i madh teksa ka vijuar të recitojë një vjershë të shkruar pikërisht për shkatërrimin e këtij lumi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zendaya dhe Tom Holland martohen për herë të dytë!

18:41 / August 7, 2026

Martesë në fshehtësi? Gigi Hadid dhe Bradley Cooper shfaqen me unaza dhe ndezin rrjetin

11:11 / August 6, 2026

Georgina Rodriguez u përgjigjet kritikave për trupin: “Vlera ime nuk varet nga pamja apo mendimet e të tjerëve”

14:31 / August 5, 2026

“Jo!”/George i turpëruar nga prindërit, William zbulon reagimin e djalit 13-vjeçar…

15:42 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.