Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Procedura / Shanset që Ilir Meta të zhvillojë referendum kombëtar

21:10 / November 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta kushtetute
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta deklaroi se do i drejtohet popullit shqiptar për një referendum për mbrojtjen e Kushtetutës. Në nenin 150 të saj, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon se një referendum mund të thirret nga firmat e vlefshme të 50 mijë zgjedhësve. Ose, nga 1/5 e Kuvendit. Për sigurimin e 50 mijë firmave, president  që sot përfaqëson dhe ecën krah opozitës joparlamentare, e ka tepër të thjeshtë t’i sigurojë mjafton që të kërkojë mbështetjen e anëtarësisë së PD dhe LSI.

Këto firma edhe pse mund të mblidhen për 24 orë, do të kërkonin verifikimin nga ana e KQZ për origjinalitetin e tyre si dhe ndihmën e Prokurorisë në rast të dyshimeve për falsifikim. Shqyrtimi i 50 mijë firmave padyshim që do të kërkonte një kohë të bollshme.

Gjithësesi për ta zhvilluar një referendum popullor së pari duhet krijimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta thotë në Nenin 152 se:

Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum sipas nenit 150 paragrafët 1 e 2, nenit 151 paragrafët 2 e 3 edhe sipas nenit 177 paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve.

Rëndësia e çështjeve të veçanta, të parashikuara në nenin 150 paragrafët 1 e 2 nuk është objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese.

Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë.

procedura referendum Kombëtar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.