Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Albert Bako u vra nga bashkëatdhetari i tij, autori tregon arsyet

10:41 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bako 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy personat e akuzuar nga policia greke si vrasësit e shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridhalos në Athinë, një shqiptar dhe një grek kanë bërë deklaratat e tyre para gjykatës në lidhje me ngjarjen.  Mikel Kastrioti dhe Aristides Floros, u dërguan para prokurorit të Pireut nën masa të mëdha sigurie. Shqiptari dhe greku ishin në të njëjtën qeli me Albert Bakon, madje shqiptari i quajtur Mikel Kastrioti ishte i bashkakuzuar me Bakon në çështjen e vrasjes së një avokati grek.

Kastrioti, i dalë para gjykatës për vrasjen e avokatit grek, ka folur dhe për vrasjen e Bakut, duke thënë se nuk kishte për qëllim ta vriste, por vetëm ta lëndonte pak. Në gjyq, mes të burgosurve të përfshirë në vrasje ishte edhe i burgosuri grek, Aristides Floros, por ai refuzoi që të dëshmonte.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë të akuzuar për vrasjen e avokatit Zafiropulos, Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe, i mohuan katër veprat që drejtësia greke ka ngritur në ngarkim të tyre, lidhur me vrasjen e avokatit disa vite më parë. Mesditën e së hënës, Baku u sulmua me thikë të improvizuar për motive ende të paqarta. Albert Baku ka marrë goditjet në qafë dhe në kraharor.

Në përpjekje për të shpëtuar, 36-vjeçari ka vrapuar duke arritur që të afrohet pranë vendit ku qëndronin policët e burgut, por edhe aty agresorët e kanë arritur dhe kanë vazhduar ta godasin pa pushim. Në trupin e viktimës u gjendën 300 euro, çka ngre pikëpyetje për Drejtorinë e Burgjeve, pasi të burgosurve nuk u lejohet të mbajnë shuma monetare me vete.

Po kështu, edhe fakti që qelitë ishin të hapura në atë orë kanë ngritur një shqetësim tjetër për sigurinë në burgjet greke. Albert Baku u bë i njohur për publikun pas një ngjarjeje të rëndë, kur në nëntor 2014 qëlloi me breshëri kallashnikovi në një lokal, duke plagosur 14 persona.

Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.