Kreu i shtetit Ilir Meta ka vendosur të dekorojë në 75-vjetorin e çlirimit të vendit Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare.
Në postimin e tij në Facebook ku bën të ditur vendimin, Meta thotë se “Gjaku për çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë”.
POSTIMI I METES
Të dashur miq,
Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!

