Këngëtari kosovar Genc Prelvukaj ka gati projektin e radhës dhe ka zgjedhur një mënyrë interesante për të na lajmëruar. Ai thotë se kjo këngë do të dëgjohet për 20 vjet.
“Diçka e mirë po vjen. Pikë. Këngë që do e dëgjoni për 20 vite. ‘Shpirtin e zi’, shumë shpejt”, ka shkruar Prelvukaj në postimin e fundit në ‘Instagram’ me një foto ku shfaqet i ulur përpara pianos. Ndoshta një baladë e radhës nga Genci, po megjithatë data e publikimit nuk dihet ende.
