Basketbollisti i New York Knicks, Enes Kanter i bëri thirrje Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, të kërkojë më shumë për të drejtat e njeriut në Turqi, ndërsa autoritetet turke e kanë shtuar edhe më shumë luftën ndaj tij.
Sipas mediave turke, prokurorët në Stamboll kërkuan arrestimin dhe ekstradimin e lojtarit, që akuzohet për lidhjet e tij me një grup të armatosur, që ishte përgjegjës për grushtine shtetit të dështuar në 2016.
Basketbollisti ka qenë një kritik i hapur i presidentit turk Tayyip Erdogan dhe trajtimit që ai u bën të drejtave të njeriut. Enes Kanter akuzohet për lidhjet e tij me klerikun me bazë në Uashington, Fetullah Gulen, i akuzuar për orkestrimin e një grushti të dështuar shteti në vitin 2016, tha agjencia shtetërore Anadolu.
Zyra e prokurorëve të Stambollit nuk ishte menjëherë në dispozicion për të komentuar mbi raportin të mërkurën. Anadolu tha të martën se prokurorët kishin kërkuar çështjen e një “njoftimi të kuq” për Kanter, një kërkesë nga Interpol për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht, në pritje të një ekstradimi drejt Ankarasë.
Media turke tha se në kërkesën për ekstradim përfshihen edhe komentet e bëra nga Kanter në mediat sociale, ku shpesh ka deklaruar mbështetjen e tij për klerikun Fetullah Gulen. Vetë basketbollisti reagoi në Tëitter, për të mohuar çdo akuzë.
“Qeveria turke nuk mund të paraqesë asnjë dëshmi të vetme për keqbërjet e mia,” tha ai. “Unë nuk kam as një gjobë parkimi këtu në SHBA”, shkroi Kanter në Tëitter, duke shtuar se ka qenë gjithmonë një banor i bindur ligjit.
Kanter tha se ai kishte marrë kërcënime me vdekje për shkak të pikëpamjeve të tij dhe kishte vendosur të mos aktivizohet me ekipin e tij të enjten në Londër, për shkak të frikës se mund të vritet nga spiunët turq ose nga mbështetësit e Erdogan. NBA reagoi dhe tah se e mbështeste plotësisht basketbollistin.
“Mendoj se Trump patjetër duhet të flasë për këto çështje me atë që po ndodh në Turqi sepse ka shumë raporte për njerëzit që po rrëmbehen, torturohen në burg, po vriten”, tha Kanter për Reuters në Neë York City të mërkurën.
Autoritetet turke kanë burgosur rreth 77,000 njerëz në pritje të gjyqit që nga përpjekja e grushtit të shtetit, ndërsa 150,000 punonjës shtetërorë, duke përfshirë mësuesit, gjykatësit dhe ushtarët, janë pezulluar ose shkarkuar me një goditje ndaj mbështetësve të dyshuar të Gulenit.