Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tironës’ që u vu në panga një natë më parë nga Policia e Shtetit dhe akuzohet për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni është një emër shumë i njohur në botën e medias dhe me gjerë.
Ai e ka filluar karrierën e tij në televizion në emisionin “Aldo Morning show”, ku nuk kanë munguar skenat e tij të shumta provokuese dhe zhveshjet në rrugë. I njohur si një person pa komplekse, 28-vjeçari Nikaj nuk ka lënë pa ekspozuar as jetën e tij luksoze në rrjetet sociale dhe në shumë intervista.
Në profilin e ‘Zogut të Tiranës’ nuk mungojnë udhëtimet në Duai, në ishujt grekë dhe në vende të tjera ku ka ekspozuar edhe hotelet me pesë yje, në të cilat ka shijuar komoditetet e shumta. Përsa i përket kësaj pjesë, vetë Hermesi është shprehur se nuk bën dot pa luks.
“Luksi është pjesë e jetës sime, unë nuk bëj dot pa të. Nuk mund të them më shumë, por e shijoj jetën në maksimum edhe me udhëtimet nga Greqia, në Dubai,”- tha ai në një intervistë të fundit për PanoramaPlus.
Ndërsa i pyetur në lidhje me pjesën e kursimit, sërish Nikaj ka thënë se nuk di ta ruaj paranë.
“Unë kam lindur dhe jam rritur në luks. Luksi është pjesë e imja. Shpenzoj shumë, nuk di ta ruaj paranë. Faleminderit të madhit Zot për gjithçka,“- është shprehur Hermesi.
Gjithashtu në postimet e tij në rrjetet sociale, vëmë re që Nikaj është i fiksuar edhe me markat e luksit si “Versace” dhe “LV”. Nuk janë të pakta herët që ‘Zogu i Tironës’ ka pozuar përpara tufave të mëdha me para dhe dhuratave prej markave luksoze.




