Kryeministri Edi Rama prej kohësh ka paralajmëruar një paketë kundër grupit të strukturuatr kriminal, ose ndryshe siç e quan vetë ai KÇK.
Sot, me anë të një postimi në “Twitter” ai ka lajmëruar se paketa është gati të prezantohet ashtu sikundër ka lajmëruar.
Sipas Ramës, kjo paketë do i japë fund korrupsionit dhe gjithashtu ka kujtuar ndihmën e shtetit amerikan.
“Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimi”, shkruan Rama.
Postimi i plotë:
Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimi.
Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi. Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre.
