Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Moti i keq/ Viktima dhe të humbur në Francë dhe Itali, shembet autostrada në Liguria

10:15 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viktima dhe të zhdukur në Francën e Jugut, shembje autostradash dhe përmbytje në Liguria dhe zona të tjera të Italisë. Diku kufijtë e qyteteve dhe rajoneve janë bërë të padukshëm nga ujërat e lartë dhe diku tjetër vendosen kufij të rinj prej shkatërrimeve.

Në Rivierën franceze prej motit të keq kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është deklaruar i humbur, kurse në Departamenin e Var, disa qindra shtëpi janë nën ujë.Sipas të përditshmes franceze, ‘Le Figaro’, në disa zona të Francës jug-lindore, ekuivalenti i dy apo tre muajve shi ka rënë në harkun e 24-48 orëve. Në Roquebrune, lumi Argens e rriti nivelin me 7 metra duke përmbytur gjithçka e duke vendosur një rekord të ri.

Moti i keq prej ditës së djeshme ka vënë në provë edhe Italinë.

5ddb8f23a8cb0maltempo neve sullautostrada torino savona imbiancata la liguria

Në rajonet e Piemonte dhe Liguria prej motit të keq ka patur një të vdekur dhe një është shpallur i humbur, ndërsa autoritetet kanë ndezur alarmin e kuq.

Moti i keq ka shkaktuar edhe rrëshqitje dherash si pasojë e të cilave është shembur një pjesë e autostradës A6 që lidh Torinon me Savonën. Nuk bëhet e ditur për viktima por gjithsesi zjarrfikësit dhe helikopterët ndodhen në vend për të kontrolluar për të vdekur apo të plagosur.

Në disa autostrada është pezulluar qarkullimi kurse lumi PO, më i gjati lumë në Itali, 652 km, po mbahet nën vëzhgim pasi në disa zona ka dalë nga shtrati dhe ka nisur të përmbytë rrugë dhe shtëpi, kurse në Valle d’Aosta, mijëra njerëz janë të izoluar për shkak të ortekëve.

Moti i keq nuk ka kursyer as Calabrian, në Jug të vendit, ku rrugët janë shndërruar në bazamente lumenjsh krijuar nga rreshtjet e shumta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës, Presidentja kthen për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

19:12 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.