Kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë thirrje për protestë masiv më 8 dhjetor, e cila në Shqipëri festohet si Dita e Rinisë, e kur një vit më parë shpërtheu protesta studentore.
Por për ministrin e Diasporës Pandeli Majko në dhjetor nuk është koha për tubime dhe se kreu i shtetit është simbol i unitetit kombëtar dhe duhet të ulë palët në tavolinë.
“Nuk është koha për tubime në dhjetor. Mendoj se Presidenti si simbol i unitetit kombëtar i duhet të ulë palët në tavolinë. Nuk di vend tjetër ku del presidenti, nuk di të ekzistojë një precedent tjetër”, tha Majko.
