Linda Halimi është larguar nga “Kënga Magjike”, dhe ka shpjeguar arsyet e këtij largimi në një prononcim për “Iconstyle”. Ajo u rikthye pas nëntë vitesh mungesë, dhe kënga “Want my Love” u prit mjaft mirë nga publiku. Por u tha se këngëtarja hoqi dorë nga pjesëmarrja.
E kontaktuar nga “Iconstyle.al” Linda ka konfirmuar lajmin dhe ka treguar arsyen përse mori këtë vendim.
Ajo u shpreh se vajza e vogël dhe rruga e largët e kanë detyruar të heqë dorë.
“Rruga e gjatë, kam gocën e vogël. E mora me shumë qejf, por s’mund të vij këtë vit. Rëndësi ka që kënga ime u lançua dhe u kënaqa shumë kur isha javën e kaluar”, shprehet Linda.
Në fund ajo na tregoi se do të rikthehet së shpejti dhe sigurisht që do të ketë surpriza.
Kujtojmë se 9 vite më parë, këngëtarja konkurroi në “Këngën Magjike” me një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe reperin Big D.
Ata u përjashtuan nga gara pasi shkuan 30 minuta me vonesë në prova. Gjithashtu, ata u pezulluan me ndalim pjesëmarrjeje për 6 vite në “Këngën Magjike”.
