Arrestimi i gazetarit Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, bëri mjaft bujë në media.
28-vjeçari Nikaj u arrestua ditën e djeshme në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës. Në momentin e arrestimit ai ishte në dhomë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi dhe një vajzë, e cila dyshohej se ishte prostitutë.
Ndërkohë, pasditen e sotme të tjera detaje janë zbardhur, ku shoqet e tij e tij kanë rrëfyer në emisionin “Pa Gjurmë” se Hermesi është një viktimë në këtë mes.
Së fundmi është publikuar edhe fotoja nga momenti i arrestimit në flagrancë të “Zogut të Tiranës”.
Ai shihet i shtrirë në dyshime, në pritje që policia t’i vendosë prangat në duar.
Kujtojmë se Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për gazetarin, i cili akuzohet për veprat penale “Shfytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.
Vetë Nikaj i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se nuk ka lidhje me prostitucioni dhe se vajzat i kryenin me dëshirë marrëdhëniet seksuale, ndërsa ka theksuar nuk përfitonte asnjë lekë.

