Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Avokati i Zogut të Tiranës: Hermesi është viktimë e prostitucionit, ka bërë të njëjtën punë si vajzat, ishte me mbathje

23:39 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
her
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre agjentë të sektorit të Trafiqeve pranë drejtorisë së Policisë Tiranë, janë paraqitur në mesnatë në ambientet e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës, ku kanë arrestuar pronarin e një servisi nga Laçi, A.G, moderatorin Hermes Nikaj dhe një vajzë me inicialet D.N. Arrestimi i tyre është kryer në orën 01:55 të datës 24 nëntor, pasi policia dhe prokuroria e Tiranës, kishin dyshime se ata po kryenin marrëdhënie seksuale në grup kundrejt pagesës. Këto dyshime ishin përforcuar akoma dhe më tepër nga vëzhgimi në terren dhe përgjimet telefonike të kryera përreth 1 vit me urdhër të prokurores Anila Galanxhi. Në momentin e arrestimit, tre personat ishin të veshur me të brendshme dhe në dhomë policia ka konstatuar dy shishe shampanjë dhe disa gota, por jo lëndë narkotike dhe sende të tjera të paligjshme.

nikaj h

Sipas “Shqiptarja.com” avokati i Hermes Nikaj, Bardhi Koçi, ka treguar se klienti i tij nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë, por ai ka qenë vetë viktimë e prostitucionit.

Sipas avokatit, si vajza dhe Nikaj që njihet si “Zogu i Tiranës” kanë shkuar me dëshirë në hotel, ku kanë qëndruar në prezencë të personit tjetër A.Gj.

“…Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje…”-deklaroi avokati Bardhi Koçi.

hermes

Pritet që në ditët në vijim Nikaj dhe personat e tjerë të arrestuar për akuzën e “Prostitucionit” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni” të dalin para gjykatës së Tiranës ku do të njihen me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie”, që do kërkojë prokuroria e kryeqytetit.

mbathje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.