Tërmeti tragjik që la pas shumë viktima, qeveria shpall ditën e nesërme ditë zie kombëtare
Qeveria ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare.
Vendimi vjen pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi rreth 20 viktima e qindra të plagosur.
Tërmeti goditi kryesisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës ku u shembën disa pallate.
Për fat të keq, bilanci i viktimave vazhdon të thellohet, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar mbi 600.
