Tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë në orët e para të ditës së sotme deri tani ka shkaktuar 22 viktima.
Kjo shifër alarmante pritet të rritet për shkak se nën rrënoja ende ka familjarë.
Ramë Lala është kryefamiljar i një familje prej nëntë anëtarësh në zonën e Kënetës në Durrës i cili ka dëshmuar se për 6 pjestarë të familjes së tij nuk dihet asgjë më tepër përveç faktit se ndodhen nën rrënoja.
Ai ka rrëfyer se 6 pjestarët e familjes së tij kanë mbetur nën rrënojat e banesës që është shembur e gjitha ndfërsa gjatë ditës së sotme dy të tjerë kanë dalë të pajetë nga ekipet e kërkim-shpëtimit. I moshuari thotë se nga familja e tij vetëm ai ka mbetur i gjallë .
Lala thotë se në momentin kur ka rënë tërmeti ka pasur në afërsi motrën e tij, por që kanë rezultuar të pasukseshme përpjekjet për të dalë nga rrënojat.
