Tërmeti i fundit faktoi se strukturat drejtuese dhe specialistët në burgjet tona janë të papërgatitura për rastet e tërmeteve, për të menaxhuar situatën dhe të dënuarit.
Burime të sigurta informacioni bënë me dije për Tirananews.al se në Burgun e Sigurisë së Lartë Burrel nuk është zbatuar rregulli që në raste tërmetesh kaq të forta të dënuarit duhet të nxirren nga qelitë dhe të qëndrojnë në sheshet e ajrimit.
“Ne, tha një zyrtar i këtij institucioni, u gjetëm të papërgatitur. Në fakt duhet të ishim në lartësinë e duhur dhe të dënuarit duhet të nxirreshin me shpejtësi në mjediset e ajrimit. Megjithëse burgu i Burrelit është një kat dhe rreziku është më i pakët ne duhet të zbatonim rregulloren”. /tirananews.al/