Ka ndërruar jetë në spital 31-vjeçari Saimir Gregu i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë.
Ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të mara për shkak të lëndimeve të brendshme që kishte pësuar. Ndërkohë në terren vijojnë punën për gjetjen e trupave të tjera që kanë ngelur në gërmadhat e pallateve.
“Unë jam mirë, jam gjallë” tha i riu një ditë më parë, teksa u shpëtua më pas për mrekulli pas një operacioni disa orësh shpëtimi. Fatkeqësisht Saimiri humbi jetën.