Më mirë vonë se kurrë ishte komenti i Lulzim Bashës nga Thumana për shpalljen e gjendjes së emergjencës nga ana e qeverisë. Tani tha ai qeveria duhet të marrë masa qe asnjë banor të mos mbetet në çadra, në një kohë që moti po ftohet.
Sipas tij në bazë të ligjit për emergjencave, atyre duhet t’u sigurohen kushte banimi në apartamente për 6 muaj, kohë që i duhet qeverisë për të rindërtuar çfarë është prishur.
