Një djalë i vogël nga Thumana, i cili fatmirësisht ia doli të mbijetojë, pasi u gjet nën rrënojat e shtëpisë së shembur nga tërmeti, tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
I vogli ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur është zgjuar nën gërmadha dhe se ka thirrur me zë të lartë për ndihmë. Ndërkohë, ende nuk dihet asgjë për fatin e familjes së djalit të vogël.
Me kë ishe në shtëpi në ato momente?
“Më ra rafti ke këmba. Isha me babin, mamin dhe motrën. Pastaj nuk mbaj mend gjë më. Kur u zgjova, isha poshtë gurëve. Më ishte ngatërruar batanija dhe nuk dilja dot. Bërtita sa bërtita dhe erdhën më nxorën ca burra”, tregon djali i vogël.
