Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e ditës së djeshme, vazhdohet të ketë lëkundje. Dy moderatorët e “Top Channel”, Ori Nebiaj dhe Isli Islami kanë treguar përmes një video të publikuar në rrjetet sociale sesi e kanë përjetuar ata tërmetin. Ori dhe Isli ishin duke prezantuar emisionin e mëngjesit “Wake up”, kur ndjenë lëkundjet e tërmetit dhe u tmerruan. “Një tjetër tërmet sapo ra”, tha Isli ndërkohë që mbahej në tavolinë.
https://www.instagram.com/p/B5U5dt2garJ/