Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Ina Nuka vizitë në ambasadën turke për të falënderuar për përkujdesjen

14:42 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ina1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ina Nuka kaloi momentet më të vëshira të jetës së saj, kur u plagos në dorë gjatë protestës së 22 nëntorit përpara Parlamentit të Shqipërisë. Efektivja humbi gishtat e njërës dorë gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re.

Falë trajtimit në turqi ajo sot është në një gjendje mjaft të stabilizuar. Për të falënderuar për përkujdesjen e mjekëve turq, Nuka vizitoi ambasadën turke.

ina

Njoftimi

Punonjësja e Policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së 22 Nëntorit përpara Parlamentit të Shqipërisë, paraditen e sotme, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një vizitë falënderimi në ambasadën turke në Tiranë. Aty u prit nga Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Znj. Nuka falënderoi ambasadën e Turqisë, Presidentin e Turqisë, mjekët që kryen operacionin, përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në Turqi, për impenjimin dhe ndihmën duke bërë të mundur rikuperimin e gishtave të dorës.

Drejtori Veliu shprehu vlerësime për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë punonjëses së Policisë.

Ambasadori Yörük i uroi shërim të shpejtë Ina Nukës. “Jam i lumtur që sot e shikoj motrën tonë të qeshur dhe të gatshme për t’u rikthyer në punë. Miqësia e dy popujve tanë është e përjetshme dhe ne përsëri edhe në të ardhmen do jemi të gatshëm për të mbështetur vëllezërit tanë shqiptarë”, nënvizoi ambasadori turk.

Në përgjigje të interesit të medias, Ina Nuka theksoi se kjo ngjarje e ka bërë më të fortë dhe asnjëherë nuk ka menduar të tërhiqet pavarësisht vështirësive, pasi Policia është ëndrra e saj. Në muajin shkurt ajo pritet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në Turqi për të bërë të mundur rikuperimin e plotë të gishtave të dorës.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1093239537523207/

Ambasada ina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.