Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Mourinho nuk ka dyshime: Interi im ishte i pandalshëm

14:56 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mou
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri portugez Jose Mourinho nuk e harron Interin. Në stolin e zikaltërve, ai kapi majat. Sa herë i jepet rasti, portugezi nuk harron të ritheksojë edhe njëherë afeksionin për skuadrën e Interit dhe tifozët zikaltër, disa vite pas largimit të tij nga pankina e formacionit milanez.

Tashmë një komentator në Kupën e Azisë dhe në Premier League, në pritje të një oferte të kalibrit të tij, tekniku luzitan rezervoi fjalë dashamirëse edhe për të kaluarën.

“Skuadra më e mirë që kam drejtuar deri më sot është padyshim Interi. Kemi fituar gjithçka dhe e kemi bërë këtë në dëm të skuadrës që ishte më e forta e asaj epoke, pasi mundëm Barcelonën dhe ishim të pathyeshëm”, tha Mourinho.

Pankina e tij e fundit ishte ajo e Manchester United, një aventurë e cila u mbyll me shkarkim dhe jo në mënyrën që priste. Por, portugezi është larg lamtumirës nga futbolli.

“Dua të vazhdoj të trajnoj, pasi jam shumë i ri për të dalë në pension. Do të mbush 56 vjeç pas disa javësh, edhe pse në futboll jam prej kohësh. Vendi i dytë në Premier League, sezonin e kaluar me Manchester United, është një nga rezultatet më të mira në karrierë. Ndokush mund të mendojë që jam i çmendur, pasi kam fituar 25 tituj, por njerëzit nuk e dinë çfarë ndodh pas kuintave”, tha Mourinho.

dyshime mourinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Dyshime për manipulim të votave, ndalohen mbi 100 komisionerë në Prizren

11:50 / January 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.