Që prej të martës kur ndodhi tërmeti i fuqishëm e deri më tani, shumë shtete janë solidarizuar me Shqipërinë duke dërguar ndihma ndërkohë që edhe brenda vendit bizneset kanë dhuruar batanije e ushqime pafund për të prekurit. Siç shprehet edhe Ronela Hajati, ushqime ka për një Shqipëri të tërë, por po mungon organizimi. Personazhe të njohur po bëjnë thirrje për organizim sepse kanë parë me sy sesi po vidhen ndihmat nga njerëz që nuk janë të prekur nga tërmet ndërsa të tjerë po i shesin ato.
Blendi Fevziu gjatë “Opinion” tha: “Kam një mesazh. E para, ata që po shpërdorojnë ndihmat dhe që po mundohen të bëjnë biznes përmes ndihmave. Natyrisht se cdokund ka matrapazë, palaço dhe lapanjozë që dëshirojnë të përfitojnë në këto situara. Por, nuk është etike në këto moment, sic thonë korrenspodentat, batanijet që janë dërguar për ndihmë, po shiten nga 5 mijë lekë”.
Ronela Hajati shkruan: “Jemi bashkuar kaq shume kete rradhe per kete fatkqesi,por organizimi eshte i tmerrshem! Nuk ka nje ekran te shfaqen numra te familjeve qe duan te strehojne, transporti teper i rralle per familjet qe duan te levizin! Mbase tingellon ashper por ndihmat jane te shumta sa mund te ushqehet nje Shqiperi e tere! Ku po shkojne gjithe keto? Afroheshin njerez te paprekur duke vjedhur batanije e ushqim e nderkohe ka gjithe ata te tjere qe nuk iu ka arritur asgje! Kane ndohur ne bote katastrofa gjigande natyrore e veprimet dhe ndihma e shpejte kane qene absolute!Ju lutem me dore ne zemer te organizohen veprimet e mos shperdoroni!”
https://www.instagram.com/p/B5YaHoTFxpV/
Roza Lati shkruan: “Kur cuam ndihmat tona, na thane “cojini te shkolla”… nderkohe pam njerez qe na thonin “jemi thare per uje! S’po na ndihmon njeri”… ju lutem nese doni te ndihmoni…. shkoni dhe jepini dorazi ndihmat tuaja te njerezit ne nevoj… Pam njerez qe s’kishin asnje batanije, por nderkohe pam te tjere qe kishin marr nga 7 batanije… Pam grua shtatzane qe s’e kishte futur koken akoma ne asnje cader, nderkohe pam vajza qe erdhen te cantat tona me nderresa dhe thonin “prit te shohim ca na pelqen.” Eshte nje kaos. Dhe shfrytzim i ndihmave per faj te mosorganizimit… Boll me ndihma. Duhen vullnetare te ndihmojne me list. Me shenime!”
https://www.instagram.com/p/B5Y0huQp6uw/
Noizy gjithashtu tregoi situatën kaotike. Dëgjoni ç’thotë reperi në video.
https://www.instagram.com/p/B5Y6M8wJLnu/
https://www.instagram.com/p/B5ZESjXp-2y/
