Në fakt festimet për flamurin e kanë zënë dhimbja dhe lotët, paniku dhe frika nga tërmeti katastrofik i mëngjesit të së hënës.
Ky 28 nëntor bëri bashkë në Vlorë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e shtetit Ilir Meta, të cilët në fakt po përjetojnë lëkundje tërmeti politike, në një situatë të tensionuar e betejash politike.
Por siç e tha dhe Meta: “Sot nuk eshte nje dite per te festuar, por nje dite per te nderuar Flamurin Kombetar. Te angazhohemi per te sheruar sa me pare te jete e mundur plaget e shkaktuara nga termeti. Te jemi sa me prane familjeve qe kane humbur te afermit dhe te dashurit e tyre. E gjithe politika duhet te jete gjithmone e bashkuar per ceshtjet me te rendesishme te vendit dhe te shtetit”.


