Shumë personazhe shqiptare të botës së shovvbiz janë sensibilizuar për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti i frikshëm me magnitudë 6.4.
Megjithatë ka rënë në sy indiferenca e Dua Lipa për situatën të cilën fansat e kanë kritikuar. Në fakt ajo u mjaftua vetëm me një postim në Instastory duke vijuar normalisht postimet e saj.
Kjo gjë nuk u ka pëlqyer ndjekësve, të cilët ia kanë vënë në dukje këtë gjë.
“T’ia kishe kushtu’ një postim Shqipërisë në këto kohë të vështira…” shkruan dikush. “Përdore platformën tënde! Ndihmo njerëzit e tu,” shton dikush tjetër.