Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Basha nga spitali i Durrësit: Informimi pa censurë mënyra më e mirë për të luftuar panikun

17:28 / November 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në Spitalin e Durrësit, ku përballohet edhe fluksi më i madh i personave që kërkojnë të marrin trajtim mjekësor, pas tërmetit të fortë që goditi vendin.

“Mirënjohje dhe mbështetje totale për personelin mjekësor të Durrësit dhe ekipet e tjera vendase e të huaja, që po përballojnë një volum të jashtëzakonshëm pune.” tha Basha në një prononcim për mediat, ndërsa theksoi se informimi i qytetarëve pa censurë është mënyra më e mirë për të luftuar keqinformimin, panikun, shokun, tronditjen dhe stresin.

Prononcimi i plotë:

Pyetje. Zoti Basha si është gjendja e të sëmurëve që janë në spitalin e Durrësit, por edhe struktura e Repartit të Urgjencës, e cila u dëmtua pak më parë nga tërmeti?

Lulzim Basha. Arsyeja e rikthimit tim në këtë spital është për të parë gjendjen tek Reparti i Urgjencës, kryesisht, pas tërmetit. Pas goditjes së orës 12.00, gjendja paraqitet stabël. Është bërë një kontroll nga ekspertët, nga inxhinierët strukturorë, të cilët e kanë certifikuar se mund të vazhdojë punën. Dua të shpreh mirënjohjen time dhe mbështetjen totale për personelin shëndetësor të Spitalit të Durrësit, nga drejtuesja e spitalit, tek mjekët, tek infermierët, personeli sanitar, personeli ndihmës, të cilët janë heronj të vërtetë, sepse kanë përballë një volum të jashtëzaknshëm në kushte shumë të vështira.

Mirënjohje kam edhe për personelin, që është i pranishëm, për të përforcuar punën e tyre dhe për ekipet e ardhura nga jashtë, të cilët siç i patë edhe vetë, po ndihmojnë sa munden me praninë e tyre.

Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e të lënduarve, me të lënduarit dhe me të gjithë ata që po japin ndihmën e tyre të pakursyer në këtë orë të vështira për Durrësin dhe qytetarët e Durrësit.

Me këtë solidaritet të paparë, me këtë qëndrim afër njëri-tjetrit, me këtë dhembshuri dhe me këtë sens humanizmi, që ka shoqëruar punën e çdokujt, edhe të vullnetarëve, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencës. Kemi treguar se, në raste të tilla, dimë të sillemi dhe të jemi një familje e madhe pranë njëri-tjetrit dhe ndaj jemi këtu dhe do të vazhdojmë te jemi këtu me njerëzit tanë për t’u qëndruar sa më afër, për t’u dhënë mbështetje dhe çfarëdo ndihme, sado modeste, çdokujt që është në nevojë.

Dua të falenderoj nga zemra edhe mediat për raportimin, që është kyç për informimin e qytetarëve. Informimi i qytetarëve është mënyra më e mirë për të luftuar keqinformimin, panikun, shokun, tronditjen dhe stresin, ndaj, dua t’ju kërkoj të vazhdoni të raportoni me profesionalizëm, duke qëndruar brenda kufijve të profesionalizmit, për të raportuar gjithçka pa censurë dhe pa vetëcensurë.

Basha paniku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.