Dëmeve të tërmeteve të fundit nuk i ka shpëtuar as godina e Kryeministrisë.
Siç vihet re nga pamjet, dëmet më të mëdha i ka pësuar ndërtesa anësore e Kryeministrisë, ku çarja fillon në tarracë deri në katin e parë.
Sakaq, dallohet se pjesa ku është çarë është nga ana e kundërt e ndërtesës me zyrën e kryeministrit Rama.
Krahas çarjeve të mëdha, në muret e godinës vërehen edhe plasaritje të tjera.
