Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bilanci paraprak i dëmeve në Tiranë dhe Durrës, Rama: Edhe Laçi tek gjendja e jashtëzakonshme

10:06 / November 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama bashkeqeverisja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve nga tërmeti i fundit me magnitudë 6.4 që goditi vendin në datën 26 nëntor. Kreu i qeverisë dha në detaj mënyrën sesi po operohet me ata që kanë mbetur të pastrehë si dhe dëmët që janë konstatuar në banesa. “Bilanci i jetëve të humbura ka arritur në 49 nga të cilt 25 në durrës 23 në Thumanë dhe 1 në Laç. Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar nga të cilët deri tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave, të tjerët në çadra apo tek të afërmit. Në Thumanë janë rreth 500 persona të akomoduar në çadra. Për ta ka filluar transporti nga kampet për në hotele në Shëngjin. Deri tani janë transportuar 16 familje me 64 persona por siç e kemi dikutuar edhe pse çadrat në Thumanë dhe në Laç do ngrihen, të gjithë banorët do spostohen në hotele. Janë dy kategori:kategoria e atyre që janë përqëndruar në zonat e prekura rëndë urbane dhe ata në zonat ruale.kategoria e dyte per shembull si Bubqi që e kanë të lidhur jetëm me gjënë e gjallë me punën në blegtori dhe kanë një arsye për të refuzuar largimin dhe duan të kenë një çadër në pronën e trullit të tyre. Për këtë dua që Ministria e Mbrojtjes të marrë masat që të garantojmë një tjetër kategori dhe cilësi çadrash dhe kjo duhet bërë në bashkëpunim me gjithë partnerët për të siguruar që periudha e dimrit të jetë sa më e lehtë. Në Berat janë akomoduar 200 persona ndërsa personat që janë pa shtëpi apo pa strehim në tiranë janë 3480. Nga këta janë 1 mijë persona të akomoduar në 5 qendra pritëse, të tjerët në çadra dhe tek të afërmit. Në Elbasa janë strehuar 209 persona. Një bilanc i përkohshëm i dëmeve në qarkun e Durrësit kemi 701 banesa të dëmtuara, 12 banesa të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuara. Në qarkun e Tiranës 15 banesa të shkatërruara totalisht 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate që janë jashtë funksionit dhe 61 pallate të dëmtuara” tha Rama.

Ai nënvizoi se edhe Laçi do të përfshihet në gjendjen e jashtzakonshme që aktualisht është në fuqi për dy qarqe si Tirana dhe Durrësi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.