Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencave tha se në Tiranë janë 1192 shtëpi të dëmtuara dhe 256 pallate që kërkojnë vlerësim.
Ndërsa përsa i përket shkollave kreu i qeverisë tha se janë tetë të tilla të dëmtuara dhe një qendër shëndetësore.
“Në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore” – tha Rama.
