Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qeveria rishikon TVSH, tatimfitimin dhe shpenzimet e zbritshme për të angazhuarit në situatën e jashtëzakonshme

11:41 / November 30, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeveria 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbldhjen e jashtëzakonshme të kësaj të shtune, kreu i qeverisë bëri me dije se janë të paktën tre aspekte të taksimit që do të rishihen në funksion të atyre që përfshihen për të dhënë ndihmen për të prekurit nga tërmeti. Ai theksoi se biznesit do t’i njihen donacionet si shpenzime të zbritshme në masën 8 për qind ndërkohë që reduktohet edhe norma e tatimfitimit. Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes është miratuar edhe vendimi që përjashton nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të gjithë pajisjeve dhe makinerive që do të vijnë në ndihmë të siuatës së post-tërmetit dhe do të asistojnë në ndërtim. Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe nuk kanë efekt mbi dhurimet e bëra më herët.

Rama bëri gjithashtu një bilanc të përgjithshëm të situatës në vend ku nënvizoi se si do të trajtohen kategoritë e familjeve që kanë humbur banesat, ato që shfaqin rrezik apo ato që kanë jetuar me qira.

“Numri i qytetarëve që kanë humbur jetën ka arritur në 50 dhe operacionet e kërkim -shpëtimit janë përfunduar. Duke përsëritur edhe një herë shprehjen më të fuqishme të mirënjohjes për të gjithë ata që u përfshinë në këto operacione duke i shprehur mirënjohjen më të thellë miqëve dhe partnerëve që në një kohë shumë të shpejtë mobilizuan trupa të superspecilizuara të kërkim-shpëtimit. Më lejoni të përsëris sepse më duket shumë e rëndësishme që trupat tona forcat e përfshira në momentin më akut të krizës meritojnë vlerësmin më të lartë dhe këtë e them jo thjesht për tju kthyer një përgjigje sqaruese atyre që përpiqen të thonë se po të mos ishin trupat e huaja ne nuk do kishim arritur dot të shpëtonim askend. Por për tju thenë të gjithëve që duhet të jemi krenarë për trupat tona pasi deri në momentin e pasdites së vonë kur ka mbërritur forca speciale ishin shpëtuar 33 njerëz. Në tërësinë e skuadrave që u krijuan skuadra jonë e emergjencës është ndër më të mirat.

Aktualisht në spitale marrin ndihmë mjekësore 41 persona nga këta 34 në Spitalin e Traumës 4 në spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë jashtë vendit dhe disa në një vëzhgim intensive për të parë ecurinë. Tërësia e personave të akomoduar vetëm në struktura hoteliere është 2472. Harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi në Gjirokastër dhe duhet pasur parasysh që një numër i këtyre personave nuk është se kanë humur krejtësisht shtëpinë por janë persona në situatë traumatike dhe me shtëpinë në kushte frike që jo domosdoshmërisht që jo domosdoshmërisht linedh me qëndruehsmërinë e godinës.

Ndëkrohë Ministri i Turizimit në bashkëpunim e gjithë strukturat që janë ofruar për këtë shërbim shumë të nevojshëm po punon ngushtë dhe me shtabet e emergjencave për të trajtuar çdo familje si një familje që do të trajtohet në afatgjtë. Ne shpejt do të kemi dhe rapotin e qëndrushmërisë së banesave që do të thotë se falë angazhimeve ë grupeve që kanë filluar të vijnë grupi grek në terren grupi francez edhe ai italian gjithashtu në terren.  Grupe të tjera vijnë sot dhe nesër. Inspektimi i godinave bëhet në një kohë shumë të shpejtë dhe rezultatet do të merren shumë shpejt. Duke pasur parasysh volumin e madh të godinave që duhen radiografuar kemi kërkuar ndihmë. Ekipi hungarez bullgar lituanez dhe letonez vijnë sot ndaj në këtë aspekt nuk do kemi probleme. Kemi në listën e dëmeve të shkaktuara disa situate që janë më problematike siç është situate e pallateve tek Ura e Dajlanit tek rruga Aleksandër Goga në drejtim të Spitallës, tek lagjia 14 Shkozet, lagjia 13 plazh, Thumanë, Bubq dhe Ishëm po ashtu në Tiranë kemi 1192 banesa individuale që kanë demtime serioze dhe në momentin që flasim kemi 265 pallate që kërkojnë rivlerësim. 8 shkolla numërohen të dëmtuara, një qendër shëndetesore dhe sot edhe në kpshte shkolla çerdhe po kryhet vlerësim për situatën.

Duhet të identiikohen dhe regjisttohen pa asnjë cedim familjet e prekura nga dëmët. Janë dy kategori familjesh që duhet të kërkojnë fuqi për të qnë mirëkuptues që nuk mund të jenë objekt i kësaj përpjekje. Një kategori janë familjet që përpara tërmetit kanë rezultuar të pastrehë siç ka kudo familje dhe që banojnë në shtëpi me qira shtëpi të cilat janë rregull nuk mundet të kërkojnë të futen në listën e familjeve të pastreha si shkak i tërmetit. Katgoria tjetër ajo e banesave me një standard shumë të ulët kushtesh është një kategori që e kemi identifikuar si rezultat i punës së bërë nga Ministria e Punësve të Brendshme. Do shohim si do ta adresojme këtë situatë. Përsa i përket personave në hotele duhet të bëhet përputhja me pikën e ardhjes pra me shtëpinë e tyre. nëse keta persona janë persona që realisht kanë humbur shtëpinë duhet të trajtohen seriozisht ndërsa ata që janë aty prej ankthit duhet që të trajtohen edhe tek psikolog” tha Rama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.