Tërmeti 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit, u shoqërua me pasoja fatale. Shumë njerëz humbën jetën, të tjerë janë të plagosur dhe mijëra shqipëtarë kanë ngelur në qiell të hapur. Në një lidhje direkte për emisionin ‘Pa Protokoll’, drejtori i Emergjencave, Erind Bejk, ka treguar se deri më tani 10 pallate në Tiranë janë konsideruar të pabanueshëm ndërsa në zonat rurale 350 shtëpi që do të rindërtohen. “Situata në disa zona është e normalizuar, ndërsa në disa ka probleme të mëdha sidomos në zonat rurale, mbi 350 shtëpi nuk mund të ndërtohen më Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe të tjera”, është shprehur ai.
Në Kombinat ka probleme në shumë pallate. Në Kinostudio një pallat është shpallur i pabanueshëm ndërsa në pallatet e tjera që nuk është vendosur ende, banorët janë lajmëruar të strehohen në vend tjetër.
