Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Valbona Sako: E keqardhur që disa media shtrembëruan deklaratën. Dhimbje për 51 jetët e humbura

22:40 / November 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valbona sako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka sqaruar një lajm të përhapur nga mediat pranë opozitës në lidhje me situatën në Durrës. Kryebashkiakja Sako thekson se qoftë edhe humbja e një jete është tragjedi për një komb, ndërsa shpreh keqardhje që disa individë dhe portale kanë deformuar deklaratat duke i nxjerrë nga konteksti. “Qoftë edhe humbja e një jete është tragjedi për një komb. Dhimbje për 51 jetët e humbura, dhe e lumtur për shpëtimin e qindra mijërave të tjerëve.
Jam shume e keqardhur që siç ka dy anë që po punojnë dhe një anë që përpiqet të abuzoje me situatën, ashtu edhe sot kam parë që ka deklarata të miat të cilat janë keqkuptuar nga njerëz dhe media të caktuara. Në vend që të kontribuojnë për ndihma për familjet në nevojë dhe për më shumë humanizëm, për fat të keq ka nga ata që i përdorin minutat dhe statuset e tyre për të shkëputur fjalë nga konteksti dhe për t’i shtrembëruar ato.
Në këto katër ditë të kësaj fatkeqësie, jemi munduar bashkë me miqtë tanë të shumtë që na janë gjendur, të bëjmë çmos gjatë operacionit të kërkim shpëtimit, dhe tashmë për verifikimin e banesave të dëmtuara dhe nisjen e rindërtimit.
Është koha të jemi të gjithë bashkë për të kapërcyer këto momente. Durrësi di gjithnjë të ngrihet edhe në momentet më të vështira”, thekson në reagimin e saj kryebashkiakja Sako.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.