Situata e krijuar në vend sjell dhe nevojën e një bashkërendimi edhe politik për menaxhimin e saj mes palëve politike. Por mesa duket as tërmeti nuk i bën derman politikës shqiptare .
Betejay e deklaratave vijojnë mes dy aktorëve kryesorë politikë në vend, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Teksa Basha tha se nuk është koha për propagandë, duke iu përgjigjur ftesës së parë të Ramës, këtë mëngjes kryeministri është shprehur sd nuk e kupton këtë qasje.
“Ajo çka më shqetëson në këtë fazë është ngurrimi i opozitës për t’u përfshirë në këtë proces. Se kuptoj qasjen refuzuese të nëvojës që edhe partitë politike të ulen në një tryezë dhe të bëjnë përpjekje që të punojnë me njëra-tjetër. Është koha që të reflektohet. Politika ka lindur për këtë.Se kuptoj që të ulen në tryezë përfaqësia që ka zgjedhur ky vend të jetë propagandë. Propaganda është që të lësh njerëzisht në pasiguri, kur ke mundësi që të bësh më shumë dhe flet që gjera që u takojnë të tjerëve. S’dua të bej polemika. Por i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës që mos t’ja kursejë popullit shqiptar këtë nevojë. S’po kërkoj që kjo gjë të bëhet për mua. Njerëzit duhet të shohin kudo bashkim, burim energjish. E kam mbështetur me respekt një mesazh të kryetarit të PD-së për bashkim. Po nuk duhen fjalët, por hapat. Nuk e vë aspak në dyshim që ska rast për hipokrizi, pasi mendoj se mesazhi ka qenë i sinqertë. Më vjen keq për rolin absolutisht problematik të mediave në këtë proces. Jo të gjitha natyrisht.”, tha Rama.
