Nga mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama, ka kërcënuar ndërtuesit e pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Rama në fjalën e tij tha se të gjithë ndërtuesit duhet të rregullojnë vetë dëmet e tërmetit hde nuk do ndihmohet aspak nga shteti me fonde.
“Ata që i kanë ndërtuar ata që janë dëmtuar, të shkojnë ti riparojnë ose të përgjigjen para ligjit dhe të shkojnë në burg. Se nuk ka mundësi të riparojmë pallate që kanë shfaqur dëme të rikuperueshme se janë bërë gabime në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak dhe të vijnë dhe ata që i kanë bërë dhe ti riparojnë, ata që janë të riparueshme” tha Rama.
Ndërkohë më tej kreu i qeverisë u tha të gjithë ndërtuesve arkitektëve dhe zbatuesve të projekteve se ligjet për ta do të ashpërsohen dhe kush ndërton pa kriteter do të marr dënim maksimal. “7 deri në 15 për të gjithë ndërtuesit që shkelin stadardet e ndërtimit. Arkitektët që nuk denoncojnë ndërtuesit do të dënohen, por edhe ata që zbatojnë projektin”, shtoi më tej Rama.
