Presidenti Meta la mbledhur sot Këshillin e Sigurimit që në orën 08.30, të kësaj të hëne.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Edi Rama konfirmoi se do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili do të mblidhet sot nga Presidenti Meta.
“Mos vonohemi se kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta. Në 08:30 do të jemi në atë mbledhje”, tha Rama në mbledhjen e qeverisë.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet në orën 08:30, i thirrur nga Presidenti pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që la pas 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.
