Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Humbën familjarët, Rama: Përfitojnë pension të posaçëm (EMRAT)

09:17 / December 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ertv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama zbuloi dhe emrat e personave që përfitojnë pension të posaçëm nga shteti, e bëhet fjalë për familjarët e viktimave të tërmetit fatal të 26 nëntorit.

“Sot miratojmë dy projektvendime si fillim për një trajtim të posacëm financiar lidhur me fatkeqët më të mëdhenj në këtë histori që kanë nevojë për një ndihmë me karakter të përhershëm, për të gjithë jetën. Si rezultat tragjedisë që u ka shkatërruar familjen dhe për ata që janë në moshë të thyer dhe përvec pensionit të tyre duhet të ndihmohen me një trajtim plus sa tetëfishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm që në masën më të lartë shkon në 60 mijë lekë të reja” tha Rama.

Lista e personave që përfitojnë nga 100 mijë lekë në muaj për të gjithë jetën;
Lindita Cara
Albert Cara
Aleks Çupi
Albert Lala
Denisa Greku
Marjana Rexhepi
Femi Vata
Pranvera Qato

Gjithashtu kryeministri theksoi se do të ketë një trajtim special plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj për ata që janë më të moshuarit në këto familje të shpartalluara nga tërmeti, “që duhet t’u qëndrojmë pranë jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe morale. Mbrëmë kemi filluar sistemimin e tyre në shtëpi të reja, për të cilat familjet duhet të përfundojë brenda 15 dhjetorit maksimumi. Falenderoj Danjën që po kujdeset personalisht për sistemimin e tyre”. Të gjithë qytetarët banesat e të cilëve janë shembur dhe dëmtuar nga tërmeti dhe që tani janë akomoduar nëpër hotele pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të zhvendosen në apartamente me qira të cilat do të mbulohen nga shteti. Rama kërkoi kujdes të veçantë edhe për banorët në zonat rurale duke apeluar që të pajisen me çadra dhe tenda të cilësisë maksimale.

E ndërsa theksoi se njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësi në godinat problematike pas tërmetit tragjik, Rama u kërkoi të gjithë ndërtuesve në qytetin e Durrësit që sot të paraqiten dhe të marrin përsipër dhe të riparojnë të gjitha dëmet e shkaktuara tërmeti. Ndërkohë që kërkoi nga shumë shpejt të hartohet raporti me të gjitha katet e shtuara mbi leje të pallateve.

‘Do t’u japim njerëzve garanci që godinat nuk përbëjnë rrezikshmëri dhe njëkohësisht duhet të vëmë në kryq të gjithë godinat që duhen shembur” tha në vijim ai, duke njoftuar se ditën e premte do të ketë një konferencë nga inxhinierët për të qartësuar banorët e prekur. Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të miratojë një marrëveshje me Francën në mënyrë që në Shqipëri të themelohet dhe të ushtrojë aktivitetin Agjencia Franceze e Zhvillimit, e njohur për kapacitet financiare dhe për veprimtarinë e saj në funksion të mbështetjes dhe zhvillimit, por me fokus në situatën aktuale tragjedinë pas tërmetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.