Duka i madh i Rusisë i është përgjigjur Princit Leka për ndihmë ndaj të prekurve ntga tërmeti. Me një postim në Facebook, George bën të ditur se i është përgjigjur kërkesës së kushëririt të tij.
“I jam përgjigjur kërkesës për ndihmë të kushëririt tim Princit Leka të Shqipërisë, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la të vdekur 50 njerëz, 2000 të plagosur, dhe 2400 ndërtesa të dëmtuara. Do dhuroj për të ndihmuar popullin e Shqipërisë në këto momente të vështira”, shkruan Duka.
