Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat duke u kërkuar që të bëjnë shumë kujdes në raportimet që bëjnë për situatën pas tërmetit, teksa Tirana, Durrësi, Lezha dhe Laçi ndodhen në gjendje të jashtëzakonshme nga dëmet që pësuan.
Kreu i qeverisë u kërkon mediave që të filtrojnë informacionet, t’i verifikojnë, të menaxhonjë debatet dhe ndalonjnë klithmat.
Reagimi i plotë:
“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”

