Tërmeti i 26 nëntorit preku edhe artistët të cilët në mënyrat e tyre janë bërë mbështetje për të kaluar këtë fatkeqësi të rëndë për Shqipërinë.
Dhe pse aktor humori Visjan Ukcenaj ka dalë jashtë kornizave për të shkruar një mesazh të veçantë. Teksa ka postuar një foto të të birit, Divin, ai thotë se nuk duhet të harrojmë kurrë se çfarë vlen vërtetë në jetë.
“Natyra dhe Zoti na dha një mësim, edhe pse ishte e rëndë mënyra si na e përcolli mesazhin. Shpeshherë harrojmë çfarë vlen vërtetë, harrojmë që leku nuk blen gjërat më të rëndësishme. Leku nuk e blen jetën, familjen, fëmijën, dashurinë!”, shkruan ai duke marrë mbështetjen e fansave për fjalët e tij.
