Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Profesori italian: Tërmeti në Shqipëri, efekte sizmike në vargmalin e Apenineve në Italinë e Jugut

17:27 / December 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
asas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertët italianë të sizmologjisë analizojnë efektet e aktivitetit sizmik të tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor e mbi pasojat që mund të ketë për të ardhmen në Italinë e jugut.

Eksperti italian i sizmologjisë Enzo Montavani, Profesor në Departamentin e Shkencës Fizike të Tokës e Ambientit në Universitetin e Sienës në një intervistë të dhënë për portalin meteoweb.ue është shprehur se tërmeti  i 26 nëntorit në Shqipëri mund të ndikoj duke manifestuar brenda pak vitesh efekte sizmike në vargmalin e Apenineve në Italinë e Jugut.

Madje profesori italian i bëri apel Departamentit të Mbrojtjes Civile të inkurajojë ndërhyrje parandaluese në territoret e Irpinia, Benevento e në të gjitha zonat sizmike të Apeninit Jugor.

Pas intervistës së tij Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile ka dalë me një  deklaratë zyrtare ku sqaron se ” ky institucion është i impenjuar në parandalimet strukturore e jo strukturore. Relativisht në studimin e fenomeneve pararendëse të ngjarjeve sizmike, ky departament në bashkëpunimin me Institutin e Sizmologjisë e Vullkanologjisë është angazhuar në përpunimin e një projekti të gjerë kërkimor që do t’i prezantohet së shpejti Komisionit Kombëtar për parashikimin e parandalimin e rreziqeve të mëdha me qëllimin e përmirësimit të sistemit të sigurisë për qytetarët italianë.”

Sipas profesorit italiane të gjitha aktivitetet sizmike të regjistruara në territorin e Apenineve jugore janë paraprirë nga lëkundje të forta sizmike në Alpet Dinarike jugore duke argumentuar me fakte se tërmeti i fortë i prillit të 1979 i shkallës 7 Richer në Mal të Zi u pasua me tërmetin katastrofik në Irpinia në nëntor të 1980 i shkallës 6.8 ballë. Probabiliteti se një korrespondencë e tillë mund të jetë e rastësishme është mjaft i ulët.

Supozimi më i mundshëm është se këto dy zona kanë një ndërlidhje tektonike mes tyre. Madje në tërmetet me shkallë më të ulët se 5.2 vetëm 1 në çdo 15 tërmete të regjistruara në Apeninet jugore nuk paraprihet nga lëkundje të forta sizmike në alpet Dinarike,

Sipas profesorit italian analizat sasiore të fenomenit fizik që nënvizojnë lidhjen e vëzhguar mes këtyre dy zonave tregojnë se koha e pritur për përhapjen e trazirave sizmike të shkaktuara nga një tërmet ballkanik në Apeninet Jugore është 1 deri në dy vite.

Ndërsa Departamenti italian i Mbrojtjes Civile informon se qeveria italiane prej vitit 2009 ka investuar rreth 965 milionë euro për të parandaluar rrezikun sizmik pikërisht në zonat e përmendura nga Profesori italian pra në territorin e  Apenineve Jugore.

efekte sizmike Profesori italian Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.