Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Reportazh/ Si ndodhi tragjedia e familjes Lala

22:46 / December 2, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fehim Imeraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kishte vetëm pak orë që kishte marrë e marta e 26 nëntorit. Ngjitur me vilën 4-katëshe të familjes së madhe Lala ishe dhe ajo e Fehim Imerajt, që tregoi se ishte fqinj i mirë në gëzime dhe hidhërime. Feimi jetonte përballë tyre me gruan Bukurien dhe fëmijët, aty në zonën e Kënetës në Durës.

Ora shënonte 2:50 minuta e mëngjesit kur dridhja e parë e tokës i zgjoi ata nga gjumi. Të alarmuar, Bukuria dhe Fehimi rrëmbyen të përgjumur fëmijët dhe dolën jashtë shtëpisë për të shpëtuar. U kujtuan dhe për Marjetën, të cilës i thirrën nga jashtë për ta ndihmuar. Ata sot janë të shokuar, e kanë të vështirë të flasin.

Por nga mendja nuk e zhdukin dot atë që panë e dëgjuan në ato orë tragjike, të cilat Bukurie Imeraj i rrëfen hap pas hapi për gazetaren Klodiana Lala. “Dëgjuam lëkundjen e parë, dolëm. Doli edhe komshija, i thirrëm dhe asaj se ishte më kalamaj të vegjël. Pastaj u rikthyem në banesë, ashtu si komshinjtë”, tha ajo.

Me 4 fëmijët e saj, Marjeta u rikthye në banesë, por nuk hipi në katin e katërt, por mbështolli fëmijët me krah dhe qëndroi dy më poshtë, bashkë me kunatin e paralizuar, vjehrrën dhe dy fëmijët e kunatit tjetër për t’u ndjerë më e sigurt. Nuk vonoi shumë dhe toka u drodh sërish në orën 3:55 minuta. Në ato sekonda fatale Fehimi zbriti sërish për t’i ndihmuar, duke thirrur, por nga brenda përgjigjet ishin të pakta.

“Kur dëgjuam lëkundjen e dytë, unë u ngjita për tek fëmijët e mi sipër, burri për të ndihmuar ata (familjen Lala). I thamë; “a t’i marrim fëmijët poshtë”. E shkreta tha; po i marrim fëmijët, po i bashkojmë bashkë. Në katin e dytë i bie ishin vendosur. I kishte fëmijët e vegjël. Pak sekonda ishin, kur gjithçka u bë rrafsh pastaj.”, pohon gruaja. Pasi toka pushoi së zhurmuari dhe aty nuk pipëtinte më asgjë. “Aty u bë një mjegull. Një krismë ku çdo gjë u bë rrafsh. Dy katet humbën fare, fare. Porta ishte e mbyllur.

Asgjë, as zë, asgjë.”, rrëfen fqinja e familjes Lala. Fehimi thërriti sërish dhe prej andej dëgjohej vetëm 17-vjeçari Ramë Lala, të cilit arriti t’i çonte ujë përmes një tubi dhe më pas lajmëroi policinë. Vetëm teksa dita po zbardhte vila 4-katëshe e familjes Lala, brenda të cilën banonin 3 kurora, dukej si një pemë me degët e thyera pas një stuhie që nuk mbajti më, duke u shkulur me rrënjë. “Pas 6-7 orësh u shemb çdo gjë. Nga krahu andej. Aty kishte mbaruar çdo gjë”, tha ajo.

Djaloshi 17-vjeçar Ramë Lala qëndroi aty poshtë rrënojave për orë të tëra duke luftuar me jetën dhe fatmirësisht zjarrfikësit arritën ta nxirin prej andej të gjallë. Por Ramë nuk e dinte që familjarët e tij poshtë rrënojave ishin shuar përgjithmonë. Bukuria dhe bashkëshorti i saj, efektiv i policisë, Fehim Imeraj, nuk i braktisën fqinjët edhe të vdekur. Ata hapën dyert e mortit për t’i përcjellë me dinjitet 8 anëtarët e familjes Lala. Bukuria tregon me nostalgji kohën e njohjes me Lalajt. “Kam 18 vite që kam ardhur këtu. Kemi filluar themelet përnjëherë bashkë. Ata të shkretët e kanë avash.

Dy vite kanë që kanë ardhur nga Peshkopia. Kanë qenë 3 kurora në një hyrje pallati. Kanë qenë njerëz të mrekullueshëm. I kam pasur si njerëz të shtëpisë.”, tregon gruaja. Ndërsa shtëpia e Imerajt i rezistoi lëkundjeve të tokës, e kundërta ndodhi në vilën 4-katëshe përballë tyre. Fqinjët Lala i kishin treguar Bukuries se shkallët e shtëpisë kishin pasur probleme që në tërmetin e 21 shtatorit, por kjo ishte vlerësuar si jo problematike nga inspektorët e bashkisë. “Probleme kishte që në radhën e parë. Ajo u kris që radhën e parë (shkalla). I thirrën njerëzit, ata të komunës, e panë dhe thanë’; “kaq krisje s’kanë gjë””, -shton më tej fqinja.

Sahadete Lala, i biri Ilir dhe mbesa e saj Griselda, Marjeta Lala dhe fëmijët e saj Amelia, Emilio, Enisi dhe Dionisa, u kthyen në atë banesë të ndërtuar me sakrifica pa e ditur se aty do të jetonin vetëm dy muaj të tjerë, deri më 26 nëntor.

Fehim Imeraj lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.