Familja e Edmond Reçit u shua e gjitha nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Dhimbja e familjarëve nuk ka fjalë por këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Evi Reçi ka një mesazh pas tragjedisë që preku familjen e xhaxhait të saj.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ajo thotë se krahas familjes së xhaxhait ajo ka humbur dhe shoqen e saj të fëmijërisë, Diena, bashkë me vajzën e të ëmën.
:sot më të fortë se kurrë thotë Evi, duke shtuar se i është krijuar një plagë në zemër.
