Fakti që nuk ka bërë postime në Instagram, të paktën deri sot, nuk do të thotë se Arbana nuk është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Në disa foto të postuara këtë të martë, Arbana shfaqet bashkë me stafin e “Dua të të bëj të lumtur”, për të dhuruar disi buzëqeshje tek personat e prekur.
“Stafi i Dua te te bej te lumtur eshte duke takuar prej ditesh nga afer, te prekurit nga termeti te cilet jane strehuar neper hotele dhe ambjente te tjera. Jemi duke degjuar dhe pare nga afer gjithcka per te cilen kane nevoje duke shpresuar qe me nisjen e programit ne Janar te mund te bejme sado pak te lumtur disa prej tyre. Te gjithe ju qe deshironi te ndihmoni raste te caktuara te cilat ne i kemi kontaktuar direkt, na shkruani ne [email protected] ose ne numrat e telefonit 0697085355 dhe +355684080549.””- shkruan Arbana në postim.
