Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sazan Guri: Ju kam çarë kokën, por dëgjoni argumentat që të rrini të qetë

21:58 / December 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
45320877 10209996228460982 7328475479957045248 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sazan Guri, ambjentalisti që kemi parë e dëgjuar kudo nëpër Shqipëri, ka bërë sonte një postim ku tregon 10 arësyet për të qenë të qetë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ndër të tjera ai shkruan në profiling e tij në fb:

“Dhjetë arsye, pse duhet të jeni përfundimisht të qetë (aq sa ç’hipën në avion ose shkon në një operacion) se siguria e sigurtë pothuajse nuk ekziston:
1. Nuk është vërteteuar në asnjë rast pas 2300 vjetësh matjesh (me gojë apo me tregime), tërmet i tretë rradhasi ose pas pak vjetësh, më i madh jo se jo.
2. Shqipëria s’ka prodhuar në asnjë rast tërmet më të madh se 6,6 Rihter ose 9 ballë Merkali që me sa duket, do 1500 vjet të grumbulloje energji për kaq shpërthim.
3. Tërmeti s’ka lidhje me kataklizmot sipër tokës, me natën me ditën, me puset e shpimit (si milingona të shtyjë një elefant).
4. Tërmeti s’ka rregulla në ndodhinë e vet, por një farë ligjshmërie e ka, që dmth këtë lloj energjie e grumbullon për kaq vjetë, 1500 vjet psh atë me 6,3, për 200 vjet atë me 5,4 dhe për 40 vjet psh ato nën 5,5
5. Tërmeti ka lidhje me ngritjen 10cm, se ndryshe mali i Tomorrit 2470m do rrinte 2000 m nën det si 65 milion vjet përpara, ose mali i Dajtit do rrinte 100m nën det si 8 milion vjet më parë.
6. Tërmeti ka lidhje me gazin e shpërthyer në Rodon dhe me kanalin gjatësor të çarë 1 m, sepse këto janë pjese e proçesit.

Tani më kryesoret:

7. Tërmeti i 21 shtatorit nuk shpërtheu tërmete të vegjël, si 5.5, 4.5 etj., pas tij , ndaj u krijua boshllëk sizmik që dmth energji ose tërmet i fshehur, ndaj dhe plasi me një te dyte 6.4
8. Tërmeti i 26 nëntorit me 600,000 ton shpërthim sa bomba e Hiroshimës, po shpërthen disa me 5.4; dhjetëra me 4.5; qindra me 4.0 dhe mijëra me 3.5, që dmth 150-200,000 ton të nxjerra, deri me tash 8 dite dhe përgjate dy muajve në vijim do zoti të nxjerrë edhe 200,000 të tjera, që 200,000 e treta të ngelura kërkojnë 200 vjet të grumbullojnë energjinë e të japë një tërmet prej 6.3 që e thamë më lart.
9. Tërmeti me 26 nëntor është tërmet njerëzor, dhe jo natyror, sepse nuk shkau toka, as u zhyt këneta, as u bë lëng rëra, as u zhytën pallatet brenda tokës, por njëri u shemb dhe tjetri pranë ndenjti si pasha, në këmbë.
10. Tërmeti e bën njeriun të mencur, se ndryshe njeriu do rrinte me kasolle, sepse mos të ishte tërmeti pse do zhvillohej shkenca e rezistencës se materialeve dhe të shkembit, që kërkon gjeologjinë, sizmologjinë, fizikeë, matematikën, kiminë, oqeanografinë, etj.

sazan guri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.