Filmi dokumentar i Eliza Dushkut “Dear Albania” do të shfaqet premierë këtë të premte në Universitetin e Harvardit.
Aktorja, vëllai i saj Nate Dushku si dhe studentë shqiptarë në “Harvard” po organizojnë këtë event bamirësie me qëllim mbledhjen e fondeve për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti.
Sipas “Prive.al”, biletat do të jenë falas dhe pas transmetimit të dokumentarit do të mblidhen fonde nga njerëzit vullnetarë.
Pasi mori vesh lajmin tragjik për Shqipërinë, Eliza reagoi e prekur me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku kishte publikuar një zemër të kuqe me shqiponjën dykrenare në mes.
